Çitaku reagon: Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj mosarritjes së marrëveshjes për targat ndërmjet kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se secila e arritur deri më sot, nga çlirimi deri te pavarësia, e ka vulën e luftës së Kosovës dhe mbështetjes ndërkombëtare.

Ndërkaq, shtoi se kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë vendin dhe t’i fuqizojë marrëdhëniet me aleatët e jo t’i cenojë ato.

“Kosova ka shënuar fitore kur është koordinuar me aleatët tanë. Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat. Jo t’i cenojë ato”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo tha se nuk është vasalitet e as nënshtrim koordinimi me ShBA-në dhe BE-në, sipas saj, kjo është vlerë.

“Situata është shumë serioze. Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?”, ka shtuar ajo.

Lexo edhe:  Goditet një person nga rrufeja në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK Lajme / 05 July 2022, 23:08 Një person në Rahovec është goditur sonte nga rrufeja. Rasti ka ndodhur në fshatin Fortesë të kësaj komune. Siç kanë bërë të ditur nga Policia, viktima është dërguar për trajtim në QKUK. “Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kanë thënë nga Policia