Çfarë moti na pret javën e ardhshme? Ky është parashikimi i IHMK-së!

Instituti Hidrometerologjik bën të ditur se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ngrohtë.

Gjatë gjithë javës temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri 26 gradë Celcius.

Më poshtë e gjeni parashikimin e motit nga dita e hënë deri të premten.

Të hënën

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë ditë së marte.

Të martën

Mot i ngjashëm vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Të mërkurën

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ndërsa në maksimale parashihen ulje për 1-3 gradë Celsius.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Të enjten

Mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme.

Minimalet ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Të premten

Edhe e dita e premte parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara, ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte.

Lexo edhe:  Qytetari gjen kuletën e 19-vjeçarit në aeroportin e Prishtinës, e kërkon në internet që t’ia dorëzojë