Çfarë lidhje kishte Radojiçiq me shqiptarët, çka thotë ish-hetuesi Mehdi Kozhani
Ish-hetuesi i Krimeve të Rënda, Mehdi Kozhani gjatë intervistës në “Paradoks me Vehbi Kajtazin tregon edhe për lidhjet e Milan Radojiçiq me qytetarët në veri të vendit.
Ai thotë se Radojiçiq me një të kaluar kriminale, ka krijuar perandori të bizneseve ku edhe ka paguar njerëzit në mënyrë që të ketë në kontroll çdo gjë atje.
Kozhani tregon se Radojiçiq ka arritur gradualisht që ta marrë në kontroll veriun, derisa më pas edhe është përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviq.
“Çështje të Radojiçiq kemi pasur prej fillimit në polici. Kur të punon në nivel qendor çdo informacion të vje. E ka një backround me të kaluar kriminale. Po të kërkosh në polici, del se edhe si hajn i veturave ka qenë.
“Unë e di se ai ka arrit gradualisht të marrë kontrollin e veriut. Nuk ka qenë gjithherë Milan Radojiçiqi. E kemi një viktimë të rastit, ka qenë si udhëheqës atë kohë Oliver Ivanoviq. Gradualisht e ka arrit, pas bërjes së partisë Srpska të marrë fuqizimin edhe më të madh Milan Radojiçiq. Atë kohë Oliver e ka kontrollu veriun. Pas formimit të Listës Serbe, ndikimi i Serbisë që ta kontrollojë veriun, e kanë qit një figurë pak më të fuqishme dhe është anashkalu Oliveri. Si pasojë është vra Oliveri sepse iu ka deviju nga rruga. Ata kanë dasht me kontrollu çdo detaj”.
“Në 2019 ne jemi kanë në bastisje te Milan Radojiçiq, na ka ikë për pak. Informacionet i kemi pasë se ai është në shtëpi por ka lëviz më shpejt. Ka rrjedh informacioni ose e ka hetu. Kur kemi shku në pjesën veriore ka pasë lëvizje të automjeteve të ndryshme. Tash nuk mund ta gjuaj gurin me thënë ky apo ai, mirëpo për një kohë të shpejt na ka ikë. Radojiçiq është hetu si lider i grupit kriminal, ka hy pjesa e vrasjes se ai është një ndër shtytësit e kësaj vrasje. Me keqardhje, pak është sfiduese në atë territor, sepse bashkëpnuimi me qytetarë është i mangët. Edhe po dijnë kanë frikë. Kemi kriju prova se Radojiçiq me grupin e vet është pjesë e këtij rasti”.
“Mirëpo është një paranojë e atyre njerëzve se gjithçka kontrollohet nga grupet kriminale dhe nuk dojnë me bashkëpunu me institucionet. Disa e kanë nga frika, disa e kanë nga bashkëpunimi që iu ofron ai. Ai ka kriju perandori të bizneseve dhe arrin ti paguajë njerëzit në çdo lëmi. Edhe tenderat prej shtetit tone i kontrollon ai. Ai i merr paratë e tenderve që jepen për të mirën, për atë pjesë të vendit. Si hetues e kemi bë punën tonë, është bërë aktakuza ndaj Radojiçiq”.