Çfarë dinte Liridona që e çoi drejt vdekjes? Eksperti i sigurisë zbardh detaje tronditëse

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava tha në një intervistë televizive se të gjitha pistat e hetimit të deritanishëm për vrasjen e Liridona Ademajt të çojnë tek një sekret që ajo dinte për bashkëshortin, të cilin ky i fundit nuk donte të bëhej publik.

Sipas Tërnavës, ka gjasa që Liridona të ketë pasur dijeni për një vepër të jashtëligjshme të bashkëshortit të saj për të cilën mund ta ketë kërcënuar se do ta bëjë publike.

“Të gjitha pistat e hetimit tregojnë se prapa rastit qëndron një vepër për të cilën ka pasur njohuri e ndjera dhe në rast të një konflikti që mund të kenë pasur mund ta ketë kërcënuar se do ta bëjë publike. Këto janë supozime, pasi hetimet po i bën prokuroria.

Ky ka jetuar edhe në Suedi, dhe është befasia më  e madhe që një i ri që është edukuar në një vend aq demokratik sa Suedia, është tmerruese që ka arritur në një akt të tillë. Mendoj se ato sekrete ka gjasa t’i zbulojnë shërbimet, por ne vetëm mund të supozojmë. Të gjitha gjasat janë që Naimi është marrë me veprimtari të rënda që opinioni nuk i di. Suedia ka interes të zbardhet kjo ngjarje, pasi fëmijët e të ndjerës do jetojnë në atë vend”, tha eksperti.

Lexo edhe:  Arrestohet një person në Drenas, dergohet menjëherë në burg