Çështja e presidentit, Geci: Kurti s’e do Vjosën, për një anëtar te familjes Jashari rrinë në sallë PDK, LDK e AAK

Ish-deputeti Gani Geci ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës është në dorën e kryeministrit Albin Kurti, pasi pa votat e tij nuk mund të sigurohen 80 deputetët e nevojshëm për kuorum në Kuvend

Sipas Gecit, pas rënies së numrit të deputetëve të LDK-së nga 20 në 15, mundësitë për ndikim në këtë proces janë zvogëluar, ndërsa ekziston rreziku që disa deputetë të kësaj partie të mos marrin pjesë në votim.

Ai thekson se Kurti nuk dëshiron të rrezikojë me kandidaturën e presidentes aktuale Vjosa Osmani, duke përmendur edhe mospajtimet lidhur me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

Ai shton se në skenë mund të dalë një emër tjetër konsensual, madje edhe nga familja Jashari, për të siguruar mbështetje më të gjerë parlamentare.

Lexo edhe:  Befason deputeti i PDK-së: Kam ble libra deri në 500 euro