‘Censurë në RTK’ – Zhduket nga edicioni i lajmeve reagimi i organizatave ndërkombëtare për buxhetin e transmetuesit publik

Transmetuesi publik, RTK, është përfshirë përsëri në polemika pas pretendimeve se në edicionin e lajmeve të orës 23:00 është larguar nga transmetimi një reagim i gjashtë organizatave ndërkombëtare.

 
Sipas juristes së mediave, Flutura Kusari, ka pasur një urdhër të prerë redaktorial që reagimi, përmes të cilit i kërkohej kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu që t’ia ndajnë RTK-së buxhetin e paraparë, të mos transmetohej në edicionin e vonë të lajmeve.

Kusari e cilëson këtë veprim si akt të rëndë ndërhyrjeje editoriale, duke e përshkruar si servilizëm dhe nënshtrim ndaj pushtetit, si dhe si shenjë të kapjes politike të transmetuesit publik.

Ndërkohë, deputetet Ariana Shoshi, Ganimete Musliu dhe Time Kadriaj kanë deklaruar publikisht se RTK nuk e ka dorëzuar projeksionin në Komisionin për Media.

Megjithatë, drejtori i RTK-së në lajmet qendrore ka mohuar këto pretendime, duke thënë se dokumenti është dërguar sipas procedurave.

Ndërkohë gjatë ditë së djeshme, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bëri publike shqetësimin e këtyre organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias për financimin e pamjaftueshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Lexo edhe:  Luiz Ejlli voton në Shkodër, tregon a do futet në politkë