“Çdo i dyti ushtar i Kosovës punon taksist apo kamarier – ata detyrohen ta bëjnë edhe një punë për t’i mbajt familjet”

Eksperti i ekonomisë sot ka befasur me një deklartë të tij në lidhje me kushtet e ushtarëve të FSK-së.

Ai ka treguar se ushtarët detyrohen ta bëjnë edhe një punë tjetër për ta mbajtur familjen e tyre, shkruan Jepi zë

“Çdo i dyti ushtar sot punon si taksist apo kamarier” ka thënë eksperti i ekonomisë i ftuar në një emision të KTV.

Ai poashtu ka treguar se ky tretman që ua bën shteti ushtarëve është dëshpëruese sepse nesër nuk do të mund t’i bindim të tjerët ta veshin uniformën sepse do të jenë detyruar ta mbajnë edhe një punë tjetër.

Eksperti i ekonomisë ka pyetur ministrin Maqedoncin për numrin e ushtarëve që po ikin nga FSK.

“Ministër mbajë profesionistët në uniformë sepse ata po ikin e po gjejnë punë tjera dhe sa investimi u bë nga Kosova dhe shtete ndërkombëtare ndërsa ata po largohen nga Ushtria” ka thënë njohësi i çështejeve ekonomike.

Ndryshe numri i pjesëtarëve të FSK-së që po largohen nga ushtria e Kosovës së fundmi ka shkuar duke u rritur, pasi edhe ushtarët kanë migruar e disa tjerë kanë gjet punë me pagë më të lartë.

Lexo edhe:  Imami kosovar thirrje vajzave të mbuluara: Mbajeni me krenari shaminë në shkollë, mos keni frikë