Cak i hajnave një shtëpi në Prishtinë – Policia tregon çka u vodh

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje në kryeqytet, shkruan Insajderi.

Mbrëmë, rreth orës 23:00, viktima femër kosovare ka raportuar në polici se kishte hasur në dy apo tre persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas kësaj viktima kishte vërejtur se dera e shtëpisë së saj ishte hapur me forcë dhe nga shtëpia dyshohet se i ishin vjedhur 70 € para dhe një unazë.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Rasti është nën hetime.

Lexo edhe:  I ngujuar nga 29 maji, Reuters brenda dhomës ku fle Lulzim Hetemi