Buzhala për Kurtin: Është fëlliqani më i madh politik në Kosovë

Gazetari Berat Buzhala e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “flliqani” më i madh politik në Kosovë. Buzhala përmes një video në rrjetin e tij social në Facebook, ka folur për takimin në Ohër, ku Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e kësaj marrëveshje të arritur me 27 shkurt në Bruksel, e që të cilën ka refuzuar ta nënshkruaj Serbia.

Buzhala ka thënë se marrëveshjen të cilën Kurti e ka pranuar të shtunën në Ohër, ta kishin politikanët të tjerë në Kosovë, ai do të kishte bërë thirrje për protesta.

Mes tjerash, gazetari Buzhala ka thënë se Kurti ka përqarë shoqërinë kosovare.

“Z.Kurti është flliqani ma i madh politik që ka banuar në këtë troje dhe që e ka udhëheq këtë vend.Vajza e tij Lea dhe gruaja e tij Rita nuk i nënshtrohen presionit publik, sepse vajza e tij është në shkollë në Norvegji, ato janë turiste në Kosovë. Kurti mbrëmë e ka shprehur gatishmërinë, ai e ka pranuar një amrrëveshje që sikur ta kishin pranuar të tjerët ai e kishte thirru protestën në shesh dhe e kish kall vendin, unë hiç se besoj që kjo është tradhëti. Ai e ka përqarë shoqërinë e ka bërë bardh e zi.

Kosova dhe Serbia edhe në takimin e Ohrit janë pajtuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje të arritur më 27 shkurt, por atë ka refuzuar ta nënshkruajë Serbia. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia i ka ikur nënshkrimit të aneksit për zbatimin e marrëveshjes. Megjithatë, Kurti ka thënë se ka pasur pajtim publik mes palëve. Ai e ka cilësuar dakordimin e arritur si njohje de facto.

 

Lexo edhe:  Ky është serbi që u arrestua sot si i dyshuar për krime lufte në Kosovë