Burri rrah gruan e bën për spital ndërsa vet ikë nga Prishtina

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja në Prishtinë e ka denoncuar bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se e ka sulmuar fizikisht.

Si pasojë e dhunës ajo ka marrë lëndime trupore për çka ka kërkuar tretman mjekësor në spital.

Njësitet policore nuk kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar, pasi që menjëherë pas kryerjes së veprës, ai është larguar nga Prishtina.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari. Ndërsa viktima është dërguar përkohësisht në strehimore.

Lexo edhe:  “Nëna jeton tek shtëpia e axhës, Violetë Kukaj e ka qit në rrugë”, ish-kunata me akuza të rënda ndaj këngëtares