Burri raporton se gruaja vazhdimisht ushtron dhunë ndaj tij – i kërkon të ndahen, ajo e sulmon

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Prishtinë, raporton Sinjali.

Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e burrit, rasti i fundit ndodhur mbrëmë kur e dyshuara, gruaja e tij e ka sulmuar atë, pas një mosmarrëveshje që patën mes vete.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta njoftojë Policinë për dhunën që ka përjetuar pasi i kërkoi bashkëshortes që të ndahen për shkak të dhunës së vazhdueshme.

Si rezultat i raportimit të rastit, e dyshuara është shoqëruar në stacion për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Anesteziologët po ikin tek privatët, QKUK-ja me gjendje të rënduar