Burri nga Prishtina e rrah gruan derisa e bën për spital, vetë përfundon në polici!

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Me dhunë nga bashkëshorti është përballur edhe një grua në lagjen Veternik të Prishtinës, e cila denoncoi rastin në Polici.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por viktima nuk e ka raportuar atë menjëherë. Si pasojë e dhunës ajo ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa i dyshuari është arritur që të arrestohet.

40-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Në këto vende nesër nuk do ketë rrymë deri në 7 orë