Burri nga Malisheva e rrah punëtoren e lokalit të natës e bën për spital, vet përfundon në polici

Shpeshherë varësisht nga profesioni, punëtorët sulmohen në vendin e punës.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe tri ditë më parë në një lokal nate në Tërpezë të Malishevës, ku Policisë së Kosovës i doli punë herët në mëngjes

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë, tregojnë se një grua në Malishevë është kanosur e sulmuar rreth orës 05:00 të mëngjesit, derisa po punonte në lokalin e natës.

Ajo dyshohet se u sulmua nga K.A., derisa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Sipas burimeve, rasti është paraqitur në Polici nga viktima në ditën e rastit, veç se Organet e Rendit kanë arritur që të dyshuarin ta arrestojnë sot.

Me urdhër të Prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  “Dy ditë besë” për familjen e Naim Murselit: Vëllau i Liridonës thotë se kjo u keqkuptua