Burri nga Malisheva e rrah punëtoren e lokalit të natës e bën për spital, vet përfundon në polici
Shpeshherë varësisht nga profesioni, punëtorët sulmohen në vendin e punës.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe tri ditë më parë në një lokal nate në Tërpezë të Malishevës, ku Policisë së Kosovës i doli punë herët në mëngjes
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë, tregojnë se një grua në Malishevë është kanosur e sulmuar rreth orës 05:00 të mëngjesit, derisa po punonte në lokalin e natës.
Ajo dyshohet se u sulmua nga K.A., derisa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Sipas burimeve, rasti është paraqitur në Polici nga viktima në ditën e rastit, veç se Organet e Rendit kanë arritur që të dyshuarin ta arrestojnë sot.
Me urdhër të Prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.