Burri në Skenderaj me kallashnikov në dorë i shkon gruas te shtëpia e familjes se saj dhe e kërcënon
Mosmarrëveshjet po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze.
Kështu ka ndodhur edhe në mësditën e 3 gushtit në Skenderaj, ku një grua ka raportuar burrin e saj për ushtrim të dhunës.
Burimet e portalit rajoni.org brenda prokurorisë kanë bërë me dije një grua e ka raportuar bashkëshortin nga fshati Polac i Skenderajt.
Sipas të njejtave burime të rajonit ai dyshohet se përveç ushtrimit të dhunës; ka shkuar me pas tek bashkëshortja e tij e cila ishtë duke qendruar tek familja e saj dhe me kallashnikov në dorë i ka kërcënur se do ta pësojnë keq ajo dhe gjithë familja saj, duke i shkaktuar frikë e shqetësim të madh.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin. I njejti është derguar në mbajtje.
Ndaj tij, me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “dhune në famile”.