Burri në Mitrovicë rrah gruan dhe djalin e mitur, ata kërkojnë ndihmën e Policisë
Telashet familjare janë të shpeshta, ku anëtarët përleshen mes vete apo pësojnë nga kryefamiljari. E këto zënka shpesh herë kalojnë edhe muret e shtëpisë, duke u nevojitur kështu ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të zgjidhur problemet.
Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Mitrovicë të Veriut, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur.
Sinjali mëson se viktimat kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, 44-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.