Burri në Mitrovicë rrah bashkëshorten me grushte e shqelma, përfundon në ndalim policor

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre. E për shkak të dhunës fizike që përjetojnë, viktimat në të shumtën e herëve përfundojnë me lëndime të rënda dhe dërgohen në spital.
Me dhunë brutale nga bashkëshorti i saj, është përballur gjatë ditës së djeshme edhe një grua nga Mitrovica.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ka qenë vetë viktima ajo e cila ka denoncuar rastin në Polici, e cila dyshohet se është grushtuar e shqelmuar nga burri i saj, pas një mosmarrëveshje.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, burri i dyshuar është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është inicicuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  I vetmi specialist i ik Komunës së Skënderajt