Burri në Lipjan e bën për spital bashkëshorten e tij, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. E shpeshherë, viktimat detyrohen të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore, për shkak të lëndimeve që marrin si pasojë e dhunës.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua nga fshati Sllovi i Lipjanit, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 61-vjeçaarja ka marrë ndihmë mjekësore, teksa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit, 64-vjeçari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Punëtorët e ‘Eurocar’ i hyjnë dajak rreshterit policor në Aeroportin e Prishtinës, e bëjnë për spital