Burri në Han të Elezit e bën gruan për spital dhe ikë nga shtëpia, ajo e denoncon në Polici

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga fshati Seqisht në Hanin e Elezit, pasi është ankuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike.

Sinjali mëson se 33-vjeçarja ka raportuar se pas një konflikti verbal me të shoqin, ai ka eskaluar duke e sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë arritur ta kapin të dyshuarin pasi i njëjti ka ikur.

Në anën tjetër, viktima është dërguar për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që ka pësuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Lexo edhe:  Ky është serbi që u arrestua në Mitrovicë, iu gjetën mbi 6 mijë fishekëve