Burri kapet me ish bashkëshorten pas seancës në Gjykatë, intervenon Policia
Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga dhuna edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një grua ka deklaruar se gjatë një seance gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë, ka qenë i pranishëm edhe ish bashkëshorti i saj.
Sinjali mëson se ajo ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas seancës ka pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin.
49-vjeçari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.