Burri i Gjyljeta Ukellës pranon vrasjen, kërkon falje nga familja e saj

Edmond Lajçi ka pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij Gjyljeta Ukellës, në prill të këtij viti.

Ai në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Pejë, u kërkoi falje familjarëve të viktimës.

“Fajtor… faktikisht unë jam që nja 10 vjet si i mbyllur në burg, jashtë prej jetës, prej gjithkujt, prej gjithçkafit”, deklaroi i akuzuari, raporton Betimi për Drejtësi.

“I kërkoj falje familjes së të ndjerës për veprimet”, u shpreh tutje ai.

Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë.

Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Betimi për Drejtësi, thuhet se Lajqi akuzohet për vrasjen e gruas së tij, i cili pas aktit të kryer ishte paraqitur vetë në polici duke iu thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë”.

:

Lexo edhe:  Fast Kosova arreston një person të kërkuar me urdhërarrest nga INTERPOL-i