Burri i dehur ushtron dhunë ndaj gruas së tij në Ferizaj

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar në orët e para të ditës së djeshme edhe një çift në Ferizaj, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njësitë policore kanë intervenuar në rast dhe gruaja është dërguar për tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar.

Të dyshuarit i është bërë edhe alkooltesti, ku ka rezultuar në gjendje të dehur dhe më pas i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

36-vjeçari do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Konfiskohen mbi 6 mijë fishekë në Leposaviq, bie në prangat e Policisë një person