Burri i dehur në Drenicë kërcënon ish gruan me të cilën jeton në të njëjtën banes

Telashet me partnerët dhe familjet e tyre, nuk marrin fund gjithmonë me ndarje. Shumë gra edhe pas shkurorëzimit kanë probleme me ish-bashkëshortët e në raste të caktuara, ata vazhdojnë të ndajnë të njëjtën hapësirë banimi.

Një ndër shkaqet që më së shpeshti çon në konflikte familjare, është edhe konsumimi i tepërt i alkoolit.

Sinjali mëson se kështu ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ’28 Nëntori’ në Skenderaj, ku një person dyshohet se ka kërcënuar seriozisht ish bashkëshorten e tij.

Përballë kësaj situate, 40-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku para hetuesve ka rrëfyer gjithë ngjarjen në tërësi, duke thënë se i shoqi e ka kërcënuar se ai mund të shkojë në burg, por do e shohë se çfarë do t’i ndodh posa ai të lirohet.

Si rezultat i denoncimit, 38-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

 

Lexo edhe:  Publikohet foto: Kjo është përmendorja e Albin Kurtit