Burri i Albulena Haxhiut hyn në QNR, kërcënon koordinatorin e LDK-së: Hajde jashtë
Alban Krasniqi, i cili është përfaqësues i Vetëvendosjes në KQZ, ndryshe burri i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, brenda qendërs ku po numëroheshin votat, ka kërcënuar koordinatorin e vëzhguesëve të LDK-së Shkëlzen Spahiu, duke iu drejtuar me fjalët, “hajde dalim jashtë”.
Një videon e publikuar nga Nacionale, shihet tek sa Krasniqi afrohet kërcënueshëm, duke u ndihmuar edhe nga disa të tjerë. Nga ana tjetër, të tjerë i thonë Krasniqit, “ty nuk të ka hije kështu…”