Burri drenicas raporton në polici se është rrahur nga gruaja e tij
Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Drenas.
Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare”.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia në raporton 24-orësh.