Burri 60-vjeçar rrahet me gruan në shtëpi derisa bëhen për spital, pastaj përfundojnë të dy në Polici
Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën “Ramadan Citaku” në Prishtinë, ku burrë e grua janë rrahur mes vete teksa ishin në shtëpi.
Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshjeje, kishte pasur edhe sulmi fizik ndaj njëri-tjetrit.
Si pasojë e dhunës, që të dy kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Emergjencës në Prishtinë.
Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, ku hetuesit policorë kanë intervistuar çiftin bashkëshortor lidhur me atë se çfarë ka ndodhur.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti “Dhunë në familje”.