Burimi zbulon moshën e tij, banorët mbesin të shtangur
Burim Vatovci është njëri prej banorëve që ka fituar menjëherë simpatinë e publikut me të hyrë brenda shtëpisë së BBVK-së.
Ai fitoi një përkrahje të madhe nga audienca, me dinamikat që solli brenda spektaklit.
Së fundmi, u bë temë diskutimi mosha e tij, në mesin e banorëve të shumtë, të cilët po hanin darkë së bashku.
Disa prej tyre dhanë hamendësimet për moshën e Vatovcit, megjithatë ishin larg numrit të saktë.
Ishte vetë Burimi i cili tha se ishte 21 vjeç dhe se ishte i lindur në vitin 2003.
Megjithatë, përgjigjja habiti shumë prej banorëve, të cilët thanë se ai mund të ishte më i vjetër.