Bullizonin vazhdimisht njëri-tjetrin, katër nxënës të shkollës fillore në Prizren rrihen mes vete

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Ato ndodhin për shkaqe të ndryshme, e një ndër to është edhe dukuria e shëmtuar e bullizimit e cila është tejet e shfaqur në institucionet arsimore në vend.

Në një rrahje janë përfshirë dje edhe disa nxënës të shkollës fillore të mesme të ulët ‘Hysni Rexhepi’ në Prizren, ku si pasojë dy nga ta kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku marrë deklaratën e njërës nga mësimdhënëset, e cila ka thënë se ka parë gjithë ngjarjen dhe menjëherë ka reaguar duke i ndarë të dyshuarit dhe duke i dërguar ata në zyrën e drejtorit të shkollës.

Katër të miturit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe sipas burimeve motivi që i shtyu ata të përfshihen në përleshje fizike lidhet me shprehjen e bullizmit ndërmjet vete.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  41-vjeçarja në hall me ish të dashurin, i shkon te shtëpia dhe e ngacmon – detyrohet ta denoncojë