“Bufi” pas vdekjes së mjekut Huruglica: Jam i shokuar, sot na la më i miri i gjeneratës

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, i njohur me emrin e artit “Bufi” përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar për vdekjen e oftalmologut, Visar Huruglica.

Duke postuar një fotografi bashkë me të u shpreh se është i shokuar për vdekjen e tij.

“Jam i shokum, sot na la me i miri i gjeneratës, takimet e brezit tone ma nuk do te jene te njejta kurre!
Shume, shume heret na le!

E pabesueshme qe po shkruj per ty Viski.

Prehu ne paqe

Visar Huruglica”, shkroi aktori.

Lexo edhe:  Dy persona tentuan ta djegin me benzinë një shkollë në Prishtinë