Brutale: Shoferi i çon “mendtë dikah”, shkel 4 këmbësorë në Suharekë
Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me veturë katër këmbësorë.
Sipas policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Rasti është inicuar si aksident trafiku ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
“Rr. Brigada 123, Suharekë 12.01.2023-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur katër këmbësor tre meshkuj dhe nj femër të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.