Brutale: Dy drenicas rrahin dhëndrrin e tyre e bëjnë për spital, arrestohen nga Policia

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes qytetarëve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë.

Një rast i tillë është raportuar në fshatin Terstenik – Drenas, ku dy vëllezër kanë sulmuar brutalisht dhëndrrin e tyre.

Viktima A.S., rreth 54-vjeçar, ka deklaruar se është rrahur keq nga Rrahman Hasani, rreth 41-vjeçar dhe Selman Hasani, rreth 46-vjeçar – ky i fundit me shtetësi gjermane. Ai ka pësuar lëndime serioze pasi është goditur me grusht dhe me boks metalik në kokë.

54-vjeçari fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-Drenas, ndërsa më pas është transferuar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Dy të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në ndalim 48 orë. Për shkak të shtetësisë së njërit nga të dyshuarit, lidhur me rastin është njoftuar edhe Ambasada Gjermane.

Lexo edhe:  Një tjetër përson në Drenas ndërron fenë, konvertohet në katolik