“Breshër” me raketa mbi qiellin e Izraelit, Irani nis sërish sulmin

Sirena po dëgjohen në të gjithë Izraelin qendror dhe zonën e Beersheba-s në Izraelin jugor pas një sulmi me raketa balistike nga Irani.

IDF-ja thotë se ka zbuluar një breshëri raketash balistike të lëshuara nga Irani drejt Izraelit.

Civilët janë udhëzuar të hyjnë në strehimore bombash dhe të qëndrojnë në to deri në njoftim të mëtejshëm.

Irani do të godasë Izraelin “pa ndërprerje deri në agim” gjatë natës nga e hëna në të martë, njoftoi Garda e saj Revolucionare.

“Vala e nëntë e sulmeve të kombinuara me dronë dhe raketa ka filluar dhe do të vazhdojë pa ndërprerje deri në agim”, thotë zëdhënësi i Gardës, Ali Mohammad Naini, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA.

Lexo edhe:  24-vjeçari gjendet pa shenja në motel, ishte i shoqëruar nga një 40 vjeçar