Brenda shtëpisë së të moshuarës, rrëfehen familjarët mes lotëve: A kanë more Zot?
Në familjen e të moshuarës në Pejë mbizotëron ende shoku për atë çfarë ndodhi. Familja kanë rrëfyer gjithçka të përjetuar, në qendrën e përkujdesjes “Orenda”, që tronditi mbarë opinionin publik.
Qytetarët e Pejës kërkojnë dënimin maksimal për autoren e episodit të dhunës ndaj të moshuarës, si dhe për pjesëtarët e tjerë të stafit që nuk bënë asgjë për ta ndaluar.
Derisa Gjykata Themelore e Pejës lidhur me rastin e sulmit ndaj Minirie Nurës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, ka marrë vendimin që tri infermierët e përfshira në pamjet e publikuara të ndalohen në paraburgim me nga një muaj.
Infermieret e ndaluara janë, Aurona Pelaj, autore e dhunës, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë.
Kujtojmë se dje, në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihej infermierja Pelaj duke e goditur me shpulakë e shqelma të moshuarën.