Brenda një jave, pesë raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt
Pesë raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajit, janë raportuar brenda një jave. Ndërkaq katër persona janë arrestuar.
“Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 28/08- 03/09/2023 janë raportuar 5 raste të dhunës në familje. Prej tyre dy raste në Ferizaj, dy raste në Shtërpcë dhe një rast në Kaçanik. Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 4 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa një person është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. .Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat
kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.