‘Bossi i kazinove’ dhe vëllai i tij dënohen me nga 3 vite burgim për bixhoz të kundërligjshëm

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënuar ndaj Mentor Maqanit dhe vëllait të tij, Flakronit, të cilët akuzoheshin për veprën penale ‘Organizim të skemave priamidale dhe bixhoz të paligjshëm’, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy vëllezërit Maqani janë dënuar me nga tri vite burgim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 23 shtator 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj Shpejtim Rexha, Mentor Maqani, Flakron Maqani, Granit Nikqi, Visar Haxhijaj, Arbent Ramadani, Fadil Bytyqi, Rrahim Bërbatovci, Qun Mengjiqi, Shpetim Babaj, Mentor Kika, Sefer Berisha, Fatmir Shala, Artan Quni, Ardian Hasani dhe Orhan Elshani.

Ata akuzohen se duke vepruar si grup kriminal kanë kryer veprën penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas aktakuzës, të lartcekurit, duke vepruar si grup kriminal i organizuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët, kanë organizuar dhe kanë marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit të përcaktuara me ligj, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për lojërat e fatit.

Lexo edhe:  Lajmi i hidhur për familjen Sejdiu nga Skënderaj, u vdes familjari