Bora shkon deri në një metër e gjysmë në SHBA, vdesin 2 persona
Bora ka goditur papritmas SHBA-në, me sasinë e borëës në Nju Jork që shkoi deri në një metër e gjysmë, duke mbyllur rrugët dhe duke anuluar fluturimet fundjavën para festës së Falenderimeve.
Ndërsa reshjet e borës u intensifikuan, dy banorë të qarkut vdiqën nga komplikimet kardiake të lidhura me lopatat dhe përpjekjet për të pastruar terrenin.
“Ne dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe i kujtojmë të gjithëve se kjo borë është shumë e rëndë dhe e rrezikshme”, tha Poloncarz.
Sinoptikanët dhe zyrtarët kanë dhënë alarmin për natyrën kërcënuese për jetën e kësaj stuhie bore, e cila ka potencial të jetë historike edhe për rajonin e Buffalos, ku bora e madhe është normë gjatë muajve të dimrit.
Reshjet e forta të borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës me periudha të pakta lehtësimi, raporton CNN