Boksieri shqiptar shtrin për toke kampionin bullgar, feston me flamurin kuq e zi

Boksieri nga Tirana shtrin për toke kampionin bullgar, Bermeta arrin fitoren e 14-të me nokaut

Boksieri nga Tirana Alban Bermeta e nokautoi mbrëmë kampionin bullgar Mario Vergiev.

Shqiptari e mposhti kundërshtarin në eventin e madh të boksit në Angli.

33-vjeçari fitoi në raundin e katërt, ndërsa meçi kishte tetë sosh, raporton KP, përcjell Klankosova.tv.

Ai mbrëmë grumbulloi 14 fitore me nokaut, ndërsa gjithsej i ka 18 duele të fituara, një barazim dhe asnjë humbje.

Pas fitores, Bermeta, i cili ka debutuar në boksin profesional më 25 mars 2018, ka falënderuar organizatorët dhe diasporën shqiptare që erdhën në përkrahje të tij.

“Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë njerëz nga vendi im, pasi është hera e parë për mua që boksoj në një prej arenave më të famshme në botë. Arrita ta mposhtja kundërshtarin, sepse e godita shumë nga pjesa brezit nga barku që e bëri të zbulohej dhe më pas ta hidhja”, tha ai për mediat britanike.

Pjesë e eventit të boksit në Angli është edhe Spiridhon Ymri, i cili do të ndeshet kundër meksikanit Cristian Bielma. Boksieri shqiptar ka gjithsej 12 fitore në boksin profesional, prej tyre 9 me nokaut

Lexo edhe:  Aksident me 6 të lënduar në Podujevë, po trajtohen në QKUK