Bllokohet rruga në Bllacë: Aksident trafiku në afërsi të vendkalimit kufitar

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Një kamion i mbushur me rreth 25 tonë plastikë PVC është rrotulluar në rrugë, duke bllokuar dy shiritat dhe si rrjedhojë është ndërprerë qarkullimi në të dy drejtimet.

Nuk raportohet për të lënduar.

Lexo edhe:  Bartnin drunjë me dokumente të falsifikuara për to – Iniciohet rasti në polici dhe sekuestrohen 80m³ dru