Bllokohet karuseli, fëmijët ngelin varur më kokë poshtë për 3 orë

Festivali i Forest County në Crandon të SHBA-ve mund të kishte përfunduar me një tragjedi, pasi karuseli i mbushur plot me njerëz ka ngecur për orë të tëra në lartësi, duke i lënë ata të varur me kokë poshtë.

Ata që zgjodhën të shpenzonin kohë duke bërë udhëtimin me karusel mbetën të bllokuar për të paktën tre orë, ndërsa forcat zjarrfikëse punuan për të gjetur një zgjidhje për ti shpëtuar.

Scott Brass merrte pjesë në festival atë ditë dhe shkroi në Facebook se të paktën 8  persona mbetën varur me kokë poshtë në karuselin e Fireball.

Lexo edhe:  Kjo është e dyshuara që sulmoi policët brenda stacionit në Mitrovicë, mbetet në arrest shtëpiak