Blini nga Kosova fiton dy medalje në shkencë dhe matematikë në New York

Blin Berisha ka fituar 2 medalje atë të artë dhe të argjentë në garat në shkencë dhe matematikë në New York.

Medalje nga Kosova sjellin edhe disa shokë të tij.

Ata ishin të përzgjedhur pas një testi që kishin bërë fillimisht nga Prishtina, e më pas i sollën Kosovës këto medalje.

Por familjet e tyre është dashur që të sigurojnë udhëtimet e tyre nga buxheti familjar, (përfshirë sigurimin e vizave, shëndetësor, biletat hotelet, pagesën e pjesëmarjes (perafersisht rreth 2000 euro etj), pa pasur asnjë ndihmë nga institucionet shkollore që i përfaqësojnë apo Ministria e Arsimit.

“A për t’i publikuar sukseset e tyre e për tu krenuar me ta, sigurisht që nuk do të hezitojnë. Imagjino sa fëmijë ka Kosova që e kanë kapacitetin e Blinit por nuk i kanë kushtet ekonomike për të marrë pjesë në këto gara. Krenare me Blinin, më të mirin”, tha njëri nga familjarët e Blinit. .

Lexo edhe:  MPB merr në shfrytëzim objektet e komunave ilegale që u mbyllën në veri, do të vendosen tri ministri