“Blindohet” veriu, mbushet me policë në çdo cep

Tashmë ka filluar zbatimi i vendimit për shtimin e policëve të Kosovës në veri të vendit.

“Jepi zë” merr vesh nga burime të sigurta se Policia po i fut qytetarët nëpër shtëpitë e tyre në “Lagjen e Boshnjakëve”.

Para pak minutash atje u panë forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

Në një komunikatë dërguar mediave, Policia e Kosovës ka deklaruar se ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore të saj.

Lexo edhe:  Lajmi i mirë për stafin shëndetësor – ky është vendimi që sapo mori qeveria