Blero pasi u nda: Më hidh në mes të hienave dhe do kthehem duke udhëhequr xhunglën

Këngëtari Blero po vazhdon të jetë mjaft i përfolur në media rozë, pas lidhjeve të tij që i dështuan brenda një kohe të shkurtër.

Pas ndarjes nga Afrona Dika, ai tregoi se ka nisur një lidhje të re dashurie, për të cilën në një paraqitje foli me shumë pasion.

Por, së fundmi u raportua se edhe me të dashurën e re, Blero i ka ndarë rrugët.

Gjithçka u zbulua pasi Blero publikoi disa postime, ku la të kuptohej se çdo gjë ka mbaruar.

Ndërkohë, Blero ka bërë një tjetër shkrim në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka postuar një fotografi në InstaStory, sipër të cilës ka shkruar: “Më hidh në mes të hienave dhe do të kthehem duke udhëhequr xhunglën”.

Lexo edhe:  Mali i Zi goditet nga një termet