Blendi Fevziu për Naim Murselin: Isha përshëndetur me të disa vite me parë, mendova t’ia gjejë numrin

Tre persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës si të dyshuar për vrasjen e Liridonës. Në mesin e të arrestuarve është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka paguar dikë për ta vrarë gruan tij.

Gazetari i njohur Blend Fevziu ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, i ka thënë se u trondit kur pa fotot e çifiti kur u raportua për vrasjen dhe sidomos kur pa në atë foto Naim Murselin, me të cilin kujton se ishte përshëndetur njëherë në një nga hotelet e Prishtinës.

Pas lajmit, thotë se edhe tentoi t’ia gjente numrin që ta ngushëllonte.

“Pak ditë më parë lexova në media një lajm që ishte tejet i trishtë. Një grua e re kishte humbur jetën në sy të dy fëmijëve të saj dhe bashkëshortit në një tentativë grabitje në një nga rrugët e Prishtinës. Mu duk një lajm pak i çuditshëm për Prishtinën, e cila sigurinë e ka në nivele shumë të larta. Por, u trondita akoma më shumë kur pash fotografinë e çiftit. Në krah të gruas së ndjerë pash fotografinë e bashkëshortit, një personazh që mesa kujtoj jam përshëndetur diku në një nga hotelet e Prishtinës, disa vite më parë. Më kishte bërë përshtypjen e një njeriu të kulturuar, të sjellshëm që më tregoi të ishte emigrant në Suedi dhe se e donte shumë Kosovën dhe se njihte gjithë elitën e Kosovës.  Kur pash fotografinë e djalit dhe ndjeva një trishtim tejet të madh, tentova t’I gjeja numrin e telefonit për t’i cuar një ngushëllim, për t’i thënë që të bëhej i fortë për të rritur dy fëmijët që kishin mbetur jetimë, për t’ munduar që ata të kishin sa më pak trauma nga vdekja e nënës përpara syve të tyre. Por, dje lexova që Policia e Kosovës kishte identifikuar si organizator të vrasjes së bashkëshortes pikërisht bashkëshortin”, ka thënë Fevziu.

Lexo edhe:  Jashari shpreh gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës

Fevziu tutje ka thënë se një njeri që kryen një akt të tillë nuk Meriton asnjë fjalë tjetër përveçse “kriminel”

“Mbeta i tronditur në radhë të parë sepse njerëz të tillë që duken normal por që kanë ndjenja të tilla kriminale, janë kaq pranë nesh. Edhe pse drejtësia e policia nuk kanë dhënë përfundimisht fjalën e tyre, ka shumë mundësi që version real të jetë ky. Ndaj pyeta veten se cfarë mund ta bënte një burrë që ta vriste bashkëshorten e tij në sytë e dy fëmijëve, t’I linte ata me një traumë aq të madhe, t’largonte nga jeta një grua, një vajzë të re e cila kishte menduar të kalonte jetën me të, që ishte bashkëshortja e tij, që kishin kaluar ditë të gëzueshme e të trishtuara pa dyshim, që kishte sjellë në jetë dy fëmijë dhe që shpresonte t’i rrisnin së bashku dhe shumë pse. Është padyshim e vështirë që të gjesh një arsye, por një gjë është e sigurt, çdo njëri që kryen një akt të tillë nuk Meriton asnjë fjalë tjetër përveçse kriminel. U prehtë në paqe gruaja e re. Shpresoj që fëmijët ta kalojnë sa më shpejt dhe sa më pak pasoja këtë dramë”, ka deklaruar gazetari