Blasta: Me Mbresën pata lidhje para Big Brother, me Melisën pas BBVK

Drama në trekëndëshin Melisa-Blasta-Mbresa po vazhdon. Pasi u bë publik lajmi që dy shoqet e ngushta nuk flasin më dhe nuk ndiqen nga njëra-tjetra, Blasta dje kërkoi “falje” duke ngritur pikëpyetje se mos ka të bëjë diçka në këtë mes.

E versionin e tij e ka dhënë më gjerësisht sot pasdite.

Përmes Instagramit, Blasta ka pretenduar që me të dyja vajzat ka pasur raporte të shkurtëra, me Mbresën përpara Big-ut kurse me Melisën me të mbaruar aventura televizive.

“E vërteta qëndron kështu. Unë me Mbresën e kemi pasur kohë para Big Brother-it një lidhje të shkurtër, nëse mund t’i themi kështu. Të ngjashme e kam pasur me Melisën pas Big Brother. Kur kemi dalë jashtë, Melisës i kam treguar që kemi pasur një lidhje me Mbresën më herët. Arsyeja përse nuk ia kam përmendur në Big Brother është sepse nuk kam pasur dëshirë të ndikoj në lojë dhe nuk është krenari. A jam molla e sherrit apo jo? Nuk e di. A mundem me qenë njëra nga arsyet. Ndoshta. Këtë duhet ta sqarojnë ato”, është shprehur Blasta.

Mbi pretendimet e tij nuk ka pasur asnjë reagim nga dy vajzat, Mbresa dhe Melisa.

Lexo edhe:  Mësohet moti i këtyre ditëve, plot befasi