Biznesmeni gjilanas i arrestuar për dhunë ndaj prindërve kapet me armë e rreth 130 fishekë

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike qoftë nga partnerët apo edhe fëmijët e anëtarët e tjerë të familjes. Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të tillë që ka ndodhur në Gjilan, ku u arrestua Rinas Demiri, i dyshuar për dhunë psikike ndaj prindërve të tij.

Biznesmeni Demiri ka përfunduar në pranga të Policisë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim të gjyqtarit, është realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij.

Policia tashmë ka publikuar edhe armët dhe municionin e gjetur, që u sekuestruan si prova.

“1. Një (1) revolver e llojit Magnum 357,

2. Pesëdhjetë (5)0 copë fishekë Magnum 357

3. Një (1) pistoletë e llojit Zastave 635,

4. Gjashtë (6) copë fishekë të kalibrit 6.95mm

5. Një (1) karikator i zbrazur i kalibrit 6.95 mm

6. Një (1) revolver pa numër serik

7. Gjashtëdhjetë (60) copë fishekë të kalibrit 7.62mm

8. Tre (3) copë fishekë të kalibrit 9mm

9. Një (1) karikator i zbrazur i armës perkatëse

10. Shtatë (7) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Lexo edhe:  4-0 për Kosovën, shënon Dellova