Biri i ish ushtarit të UÇK-së nga Kçiqi merr rrugën e gurbetit: Qlirimi që mori emrin pas çlirimit të vendit vendos të ikë nga Kosova

Naser Mustafa ishte njëri nga ushtarët e UÇK-së nga fshati Kçiq i Mitrovicës që luftoi deri në çlirimin e vendit.
Ndërsa emrin e çlirmit ia kishte vendosur edhe birit të tij që sot mori rrugën e gurbetit, shkruan Jepi zë.
Si shumë të rinj tjerë edhe Qlirim Mustafa nga fshati Kçiq i Mitrovicës vendosi të ikë nga Kosova për një jetë më të mirë.
Ai ka vendosur të emigroi në shtetin e Austrisë, ndërsa vëllezërit e tij e kanë uruar për rrugë të mbarë dhe suksese në jetë.
Ndryshe numri i atyre që presin të shpërngulen është shumë i madh, pasi shumë të rinj po presin viza pune, dhe krejt kjo ka ardhur si pasojë e mos punës të qeverive të kaluara dhe kësaj tani, që po i detyron qytetarët të marrin rrugën drejt Evropës për një jetë më të mirë.
Lexo edhe:  Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, ishte edhe shtatzënë