Big Mama thotë se paguhet 20 mijë euro për një dasmë

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Big Mama së fundmi ka bërë bujë ndërsa ka folur rreth të ardhurave nga angazhimet e saj muzikore.

Ylli i hitit “Zbritje Sezonale” ka zbuluar se nga një koncert apo një dasmë, ajo fiton 20.000 euro, ndërsa ka shtuar se për sezonin veror të vitit 2023 i ka të prenotuara rreth 30 dasma.

Këto komente këngëtarja i ka bërë në emisionin “Zemër Luana”, ndërsa nuk dihet nëse shifra që Big Mama ka theksuar është një mend shuma që ajo fiton, apo edhe mund ta ketë thënë me sarkazëm

Lexo edhe:  Pas informacioneve nga jashtë, Kiara afrohet edhe më shumë me Luizin