Bien temperaturat: Parashikimi i motit për sot

Për të shtunën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë, duke sjellur reshje lokale shiu, shqote dhe bore.

Reshjet pritet të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit, ndërsa gjatë pasditës pritet të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur vetëm të izoluara në zona të caktuara, kryesisht në ato malore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 15-37 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 7°C

Lexo edhe:  "Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të përfundojë vitin e ardhshëm"