Bie në pranga i dyshuari për vrasjen në tentativë ndaj policit në Pejë, ndalohet për 48 orë

Të hënën në mbrëmje u raportua për një rast që ndodhi në fshatin Ozdrim të Pejës, ku për motive akoma të panjohura, një person ka goditur me veturë një zyrtar policor.

I dyshuari, Agron Gashi, ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti ishte shpallur në kërkim policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të lokalizohet vendndodhja e Gashit dhe ai është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

21-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin 6 mijë euro para cash dhe rreth 9 mijë euro stoli ari