Bie në pranga i dënuari me 2 vite burgim, ishte në arrati dhe kërkohej nga Policia

Një tjetër i kërkuar për vepër të rëndë penale është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se sot, më 26 prill 2025, rreth orës 09:25, në fshatin Kraishtë të Lipjanit, njësia policore arrestoi Xh.A.L. (rreth 48-vjeçar), i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan.

I dyshuari ishte dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, por kishte qenë në arrati.

Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin.

Operacioni është kryer pa ndonjë incident

Lexo edhe:  Kurti: Serbia po i ik nënshkrimit të marrëveshjes